Qeveria e Shqipërisë ka nisur konsultat me banorët e zonave që preken nga tarifa e Rrugës së Kombit, menjëherë pas protestave, dhe pas pranimit nga ana e kryeministrit Edi Rama se konsultimi duhej bërë më herët.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka nisur konsultimet me banorët e Tropojës. Ai u njoh nga afër me pretendimet e banorëve për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe propozimet e tyre për të zbutur efektin mbi komunitetin lokal.
“Për sa i përket atyre që nuk përdorin makinat private dhe këtu fus njerëz që janë shumë në nevojë, fus student, njerëz që marrin transportin publik apo të moshuarit, natyrisht kjo do të ketë një trajtim të veçantë dhe preferencial. Gjithashtu, për përdoruesit e shpeshtë do të shohim një formulë që këta njerëz siç foli dhe zotëria që shkon disa herë në muaj në Tiranë apo që shkojnë shumë herë në vit se nuk është e thënë të shkojnë patjetër dy herë në javë, të krijojmë një fashë për këta njerëz dhe mënyrën si identifikohen ata tek pjesa ku paguan. Do të bëjmë dhe disa matje të tjera për të kuptuar se çfarë do të thotë përdorues i shpeshtë i rrugës”, u shpreh Shkreli.
Gjatë vizitës në Tropojë, zëvendësministri Shkreli u prit në një takim edhe nga kryebashkiaku Besnik Dushaj me të cilin diskutoi mbi çështjen e infrastrukturës dhe procesin e negociatave mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare referuar mirëmbajtës së Rrugës së Kombit.
“Besoj se do të arrijmë në një formulë të atillë që nga njëra anë tarifa të paguhet por nga ana tjetër, njerëzit pra shtresat apo grupet e ndryshme të cilët nuk e kanë këtë mundësi, të lehtësohen në këtë pagesë. Problemi është që ne, dhe këtë nuk e them për Rrugën e Kombit, duhet të mësohemi se ajo që ndodh në botë ndodh edhe tek ne por ne jemi me një hap vonesë qoftë në të mirat apo edhe efektet anësore që kanë”, nënvizoi Shkreli.
Këto konsultime të drejtuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të vazhdojnë edhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Kukësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët