LAJMI I FUNDIT:

Pagat e ulëta, shkaktar të mungesës së kuadrit mësimor në Maqedoni

Pagat e ulëta, shkaktar të mungesës së kuadrit mësimor në Maqedoni

Reformat jo të duhura arsimore, strategjitë e vonuara dhe jo adekuate të dikasterit të Arsimit janë shkaktarët kryesorë të mungesës së kuadrit mësimor, posaçërisht në shkencat matematiko-natyrore.

Siç shton më tej Ruhi Xhila, tashmë 34 vjet mësimdhënës i matematikës, bashkë me kolegët e tjerë janë shpërfillur për të dhënë mendime ose kritika rreth proceseve vendimmarrëse që kanë të bëjnë me matematikën.

Sipas Xhilës, vetëm në rajonin e Strugës pritet të dalin në pension mbi 20 mësimdhënës të shkencave matematiko natyrore e për të cilët nuk ka zëvendësim.


“Ky është fillimi i mbarimit për këto kuadër. Është një fatkeqësi elementare që, them që ka kohë ende që të zgjohet nga gjumi e tërë ajo ekipë e cila mendon se realizon, po përgatit programet e reja që janë në vijimësi. Por, është një fatkeqësi e cila nuk ka përshkrim, nuk ka mënyrë se si të bëhet një kthesë, të kthehemi në ato binarë që kemi qenë, aty ku e ka matematika vendin. Tash bëhet pyetja kush do të bëj zëvendësimin tonë, a kemi mësimdhënës, ne e dimë që tash që nuk kemi por, politikat e vonuara arsimore bëjnë që në arsim definitivisht po duket se me duart tona po e rrëshqasim, jo në një dinamikë të ngadalshme por në një dinamikë të përshpejtuar po e rrëshqasim në një humnerë që kthim nuk ka mbrapa”, tha Ruhi Xhila, mësimdhënës i matematikës.

Mungesë kuadri tashmë po vërehet edhe në shkencat shoqërore. Mësimdhënësi i historisë Fadil Ebipi vlerëson se gjeneratat e reja largohen nga ky profesion për shkak të pagave të ulëta në arsim.

“Për një rrogë të cilën e marrim ne arsimtarët ata mendojnë se më mirë është të dalin jashtë shtetit sikurse edhe po ndodhë momentalisht. Ka disa studentë të cilët e kanë përfunduar mirëpo nga ajo që kam dëgjuar nuk dëshirojnë të punësohen si mësues, shkaku prapë është rroga”, u shpreh mësimdhënësi i historisë Fadil Ebipi.

Matematikë, fizikë, kimi, biologji, histori dhe gjeografi janë lëndët të cilat po përballen me mungesë kuadri në shkolla fillore dhe të mesme. Në disa prej tyre, vitin e kaluar shkollor nxënësit mbetën disa javë rresht pa mësim për shkak se shkollat nuk mund të siguronin zëvendësim./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori