LAJMI I FUNDIT:

PAFUNDËSI

PAFUNDËSI

Poezi nga: Giacomo Leopardi
Përktheu: Roland Gjoza

E kam dashur gjjithmonë këtë kodër të qetë
Këtë gjelbërim të dendur, që pothuajse ma mbyll
Pamjen për të parë fundin e horizontit.
Qëndroj përballë saj, e pafundme
Hapësira përtej, absolute heshtja dhe
Qetësia e paskaj, aq sa
Të vjen të mendosh; se këtu zemra s’mund të ketë frikë.
Dhe më trand një fërrmitje fletësh, një zë
Prej pafundësisë së heshtjes, që më duket se
Është përjetësia vetë, stinët e vdekura dhe
E tanishmja dhe jeta dhe zëri i saj. Dhe midis
Kësaj pafundësie më kaplon mendimi;
Dhe mbytja e anijes duket e ëmbël në këtë det.

PAFUNDSIA (përkthyer nga Denis Gila në trajtën gege)
Lexo po ashtu PAFUNDSIA (përkthyer nga Denis Gila në trajtën gege)