LAJMI I FUNDIT:

Pacolli takoi ambasadoren finlandeze, flasin për liberalizimin e vizave

Pacolli takoi ambasadoren finlandeze, flasin për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamäki.

“Ambasadorja finlandeze ka uruar Pacollin me rastin e marrjes së detyrës së re, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Finlandës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, ku është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrëdhënieve në shumë fusha e veçanërisht atë ekonomike”, thuhet në njoftim.


Ambasadorja Huhtamäki, ka thënë se mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar Ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori