Pacolli nis takimet në SHBA, takon Daniel Serwer (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron në Uashington.
Ai me mëngjes ka nisur vizitat e tij.
Pacolli është takuar me analistin dhe diplomatin amerikan, Daniel Serwer.
“Kënaqësi që ta takoj në një mëngjes pune diplomatin veteran, negociatorin e shkathët, analistin e shkëlqyer dhe profesorin e respektuar, Daniel Serwer nga Shkolla prestigjioze për Studime të Avansuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin Johns Hopkins. Me gjithë se jetojmë në Ballkanin Perëndimor dhe përballemi çdo ditë me realitetin perspektiva e tij mbi rajonin dhe këshilltat praktike janë të jashtëzakonshme” ka shkruar Pacolli në Facebook.
Nga
Telegrafi
29/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































