“Programi i qeverisë së ardhshme të Kosovës në krye me ekspertët tanë dhe kryeministrin Avdullah Hoti, do të jetë program që krijon jetë më të mirë për qytetarët dhe që krijon vende të punës e perspektivë për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në tubimin madhështor të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, që është mbajtur sot në qytetin e Mitrovicës.
Në këtë tubim lideri i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, shprehu mbështetjen e tij të pa rezerve që do t’i ofroje kandidatit për kryeministër, Avdullah Hoti. “Nga këtu fuqishëm deklaroj se do të bëj çdo gjë që është në limitin e mundësive të mia për ta mbështetur z.Hoti drejtë udhëheqjes së qeverisë së ardhshme, duke qenë i bindur se kjo do të jetë qeveria më korrekte, e cila do të punojë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Presidenti Pacolli iu bëri thirrje qytetarëve që me datën 11 qershor, ta mbështesin koalicionin e shpresës, sepse ky sipas tij, është koalicioni që do ta kthejë Kosovën në binarë të civilizimit dhe ardhmërisë.
“Ne kemi program të përbashkët të cilit tani i ka ardhur koha të implementohet, nuk kemi kohe për të humbur ashtu siç kemi humbur për 18 vjet. Kërkoj nga ju që të gjithë të dilni të votoni për këtë mision të rëndësishëm, për këtë kthesë që të gjithë duhet ta bëjmë ” u shpreh presidenti Behgjet Pacolli.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti premtoi rritje ekonomike dhe zbatim të programit i cili siguron pagë dhe pensione dinjitoze, arsim e shëndetësi të denjë dhe zbatimin e ligjeve te sigurisë.
Qytetarët me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, njëherit kandidat i koalicionit për deputet, ndërsa bashkë me të është prezantuar edhe kandidati tjetër nga radhët e AKR-së, Jeton Ujkani, i cili po ashtu vjen nga qyteti i Mitrovicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025