LAJMI I FUNDIT:

Pacolli mbledh të rinjtë e kryeqytetit, organizon grill

Pacolli mbledh të rinjtë e kryeqytetit, organizon grill

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR, Selim Pacolli të dielën e ka kaluar me të rinjtë ku bashkë me ta kanë pjekur mish në ambient të hapur në njërën nga lokalet në periferi të Prishtinës.

Pacolli tha se kjo ditë vikendi po i kushtohet të rinjve dhe se programi i AKR-së është i dedikuar të rinjve të Prishtinës. Sipas Pacollit, kjo parti do t’i trajtojë qytetarët dhe të rinjtë ndryshe krahasuar me partitë tjera.

“Është një takim që kemi dal në piknik ose për të pushuar pak, prej një jave që kishim të ngarkuar. Programi i AKR-së për Prishtinën është programi më ambicioz që kanë sot subjektet tjera si platformë për Prishtinën. Ne komplet programin ia kemi dedikuar qytetarëve dhe të rinjve të Prishtinës. Arsye kjo se unë konsideroj dhe jam i sigurt që juve ju ka provuar e drejta për punësim, ju ka privuar e drejta për ta shfrytëzuar qytetin e juaj, sheshet e juaja, gjelbërimet e juaja, andaj, kjo është arsyeja që jemi qasur ndryshe nga të tjerët për qytetarët e Prishtinës”, theksoi Pacolli.


Ai me këtë rast iu bëri thirrje të rinjve që të kënaqen, të pushojnë, sepse nesër i pret një ditë e madhe me një angazhim shtesë që së bashku më 22 tetor të festohet fitorja e AKR-së.