Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli i është kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit tha se të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk është turp të thuash të vërtetën, turp është të shfrytëzosh të mirat e shtetit vetëm për veten dhe familjen e afërt.
“Turp është kur nën qeverisjen tënde e të partisë tuaj keni lejuar e kontribuar në degradimin e sistemit shëndetësor. Pa rrugëdalje shumë prindër mbushnin sheshet me megaphonë e rrjetet sociale me lutje për të kërkuar ndihmë për shërimin e fëmijëve të tyre. Fëmijë të këtij vendi, jeta e të cilëve varej vetëm nga vullneti i zemërmirëve. Shteti i rrënuar, për rrënimin e të cilit bartni edhe ju një pjesë të përgjegjësisë, nuk mund t’i ndihmonte”, thotë Pacolli.
Ajo i drejtohet Mustafës me “nuk po di se kujt po i mungon edukata familjare dhe e traditës kombëtare, mua apo juve?”
“Nëpër spitale njoftimet në hyrje se u mungojnë medikamentet bazë sikur përshëndetnin pacientët. Kjo ishte një mënyrë që mjekët tu kërkonin pacientëve të varfëruar deri në palcë se duhej ti blinin ato nëse e duan shërbimin. Ata nuk kishin vend tjetër përveç shtetit të tyre që i kishte braktisur. Por, Ju kishit mundësi të tjera. Mund të mjekoheshit edhe jashtë shtetit.
Mua që flas për mungesën e një sistemi publik shëndetësor që ofron përkujdesje cilësore për të gjithë apo juve që po arsyetoheni se nuk keni pasur nevojë të pyesni askënd për mjekimin tënd jashtë shtetit të cilin ju e keni udhëhequr për një kohë?
Mua që po kërkoj përgjegjësi tek ata, përfshirë edhe juve, që na mohuan të drejtën të kemi sistem publik të zhvilluar shëndetësor apo juve që kërkesën time për përgjegjësi po e quani logjikë fashiste?”, ka shkruar Pacolli.
Më tej ka thënë se me veprimet e tij Mustafa po tregon se ka mbetur po i njëjti, siç thotë ai që hedh gurin dhe fsheh dorën.
“Për ju qenka logjikë fashiste. Për mua është e detyrë e përgjegjësi e secilit që zë pozitat udhëheqëse të punoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Ai/ajo që vendos për shërbimet publike që i ofrohen qytetarëve nuk ka logjikë që vet t’i braktisë e të marrë shërbime tjera më të mira për veten dhe familjen e tij/saj.
Ai/ajo që keqpërdor paranë publike e investon vetëm në projekte ku mund të ndaj tallin e nuk i intereson fare për shërbimet publike e për përparimin dhe avancimin e shtetit nuk mund të udhëheq shtetin.
Nuk ke nevojë të përdorësh ura lidhëse për tu afruar me PDK-në. Nuk ke nevojë as të derdhësh lot krokodili për ata që dikur i akuzoje për krime. Qytetarët tani të njohin mirë. Je po i njëjti, përsëri për interesa tua dhe të dostit tënd tradhton besimin e qytetarëve”, ka shkruar në fund Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?