LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucioneve, atë që e kam dashur më së shumti

Pacolli: Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucioneve, atë që e kam dashur më së shumti
Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës Kosova e Re me anë të një postimi në Facebook ka përgëzuar popullin e Kosovës për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

Pacolli ka përgëzuar po ashtu liderin e VV-së Albin Kurti dhe kandidaten për kryeministre nga LDK Vjosa Osmani për fitoren e tyre në këto zgjedhje.

Postimi i Pacollit në Facebook:


Bashkudhëtarët e mi dhe unë e ndoqem me interes numërimin e votave. Sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë. Është për tu përgëzuar populli i Kosovës që votoi me qetësi dhe maturi. Urime për udhëheqësit e Opozitës që me koherencë, me etikë, e konfirmuan alternativën e tyre duke siguruar votim popullor të qartë. Përgëzoj zotni Albin Kurti për integritetin e tij politik dhe zonjën Osmani që krijoi energji të re mbi themelet e trashëgimisë rugoviste. Procesi është në përmbyllje e sipër dhe duhet poashtu të kemi durim që institucionet e numërimit dhe legjitimimit të votave të japin verdiktin përfundimtar, pa presione triumfaliste apo të dëshpërimit. Është krejt e qartë, se pakënaqësia popullore e krijuar prej mungesës së perspektivës, stagnimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar favorizoi ardhjen në pushtet të forcave të opozitës. Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucione ve, atë që e kam dashur më së shumti. Vullneti për ndryshim fitoi. Ne duhet të mbajmë shënim këtë vullnet popullor. Tani duhët mbi të gjitha t’i tregohet miqve tanë perëndimorë se orientimi proatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe ai vetëm do të forcohet. Miqët perëndimorë, poashtu, tani të mbajnë shënim rezultatin dhe të hedhin hapin e parë të shumëpritur për popullin e Kosovës- Punë të mbarë qeverisë së re! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori