Një çiklist i ka mbijetuar sulmit të tmerrshëm me thikë dhe kështu u fut në spital me thikën e ngulur në kafkë, duke i kërkuar punonjësve ta informojnë "nëse ndonjë mjek është i lirë".

I mbuluar me gjak, Shaun Wayne, 34-vjeç, shokoi recepsionisten e cila nuk i besonte syve kur pa të riun duke qëndruar në këmbë para saj me thikën e ngulur në kokë, transmeton Telegrafi.


1 206

Ai po shkonte me biçikletë në punë në afërsi të Cape Town, Afrikë të Jugut, kur u sulmua nga dy meshkuj, ku njëri prej tyre ia nguli thikën në kokë.

Thika 15 centimetërshe kishte ngecur në kokën e tij derisa sulmuesi po mundohej t'ia vidhte biçikletën, dhe është interesant se si përkundër plagës së marrë kishte arritur t'i rrah të dy sulmuesit.

2 97

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai hipi në biçikletë dhe u nis për në spital për t'ia hequr thikën e ngulur në kokë. Mjeku Brendan Venter, 48-vjeç, ka deklaruar se si kolegët e kishin informuar se një pacient me thikë në kokë po e priste në korridor.

"Ai ishte shumë i sjellshëm dhe për asnjë moment nuk bëri panik. Për fat të mirë thika në kokë nuk kishte prekur pjesët vitale që mund ta mbysin", ka shtuar mjeku Venter. /Telegrafi/