Pacientët e “Zhan Mitrev” me letër publike tregojnë përvojat pozitive në këtë klinikë
Disa pacientë që në të kaluarën janë shëruar në klinikën “Zhan Mitrev” i janë drejtuar me një mesazh publikut dhe qytetarëve për të treguar mbështetjen për këtë institucion shëndetësor, ndaj sulmit dhe paqartësive të krijuara në publik kohëve të fundit.
“Të nderuara media, gazetarë,
Me këtë letër dëshirojmë të përcjellim dhe tregojmë përvojat tona mbi trajtimin e pacientëve në klinikën Zhan Mitrev.
Kur të gjithë flasin për të vërtetën dhe e kërkojnë atë në mënyra të ndryshme, ne që personalisht jemi përballur me shumë gjëra, dëshirojmë që të dëgjohet edhe e vërteta jonë, përvojat tona dhe mënyrа se si jemi trajtuar gjatë qëndrimit në klinikën Zhan Mitrev.
Kjo letër është përpjekja jonë për të mbrojtur anën tonë dhe për të mos lejuar që eksperiencat që kemi hasur dhe që janë edhe fakte në gjithë këtë situatë të humbasin në morinë e rasteve të përzgjedhura dhe të izoluara. Ne besojmë se në kërkimin objektiv të së vërtetës dhe gjendjes faktike, ia vlen dhe është e nevojshme të dëgjohet dhe të bëhet e ditur edhe përvoja jonë.
Pas fjalëve dhe përvojave të përcjella shkurtimisht në këtë letër, jemi nënshkruar 15 pacientë që jemi larguar me shëndet të plotë nga kjo klinikë dhe vazhdojmë të jetojmë jetën tonë të re. Çdo fjalë që shkruhet në këtë letër është transmetuar nga përvoja personale e secilit prej nesh.
Edhe pse rasti i secilit prej nesh është i ndryshëm dhe përmban specifika që rrjedhin nga shëndeti dhe gjendja jonë klinike me të cilën jemi pranuar në këtë klinikë, ajo që na bashkon është se pavarësisht kushteve të vështira dhe situatave të rrezikshme për shkak të gjendjes sonë shëndetësore, ne u larguam nga klinika të shëndetshëm dhe vazhdojmë ta jetojmë jetën tonë.
Disa prej nesh u pranuan në një gjendje shumë të rëndë dhe kritike, me sëmundje shoqëruese, me sëmundje të rënda dhe gjendje akute dhe para se të vinim në këtë klinikë ishim refuzuar më parë nga klinika të tjera, private dhe publike.
Në periudhën e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ku pacientët me Covid-19 ishin shqetësimi kryesor i të gjitha institucioneve shëndetësore, ne që po përballeshim edhe me probleme të tjera shëndetësore, po ashtu të rrezikshme dhe serioze, shpëtimin e gjetëm pikërisht në klinikën Zhan Mitrev. Ne u pranuam këtu pavarësisht pandemisë, pavarësisht protokolleve të rrepta dhe masave emergjente, gjendja jonë shëndetësore u trajtua seriozisht dhe me shumë kujdes.
Njëri prej nesh, i cili kishte nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale, u refuzua nga një tjetër klinikë private, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Pas mbërritjes në klinikën Zhan Mitrev, edhe pse u diagnostikua me Covid-19, ai u shtrua në spital në periudhën më të shkurtër kohore dhe menjëherë iu nënshtrua ndërhyrjes së nevojshme kirurgjikale. Për të gjitha ndërhyrjet, analizat dhe ekzaminimet e nevojshme është komunikuar pacienti dhe familjarët e tij.
Si rezultat i profesionalizmit, etikës së mjekut për të mos refuzuar dhe kthyer asnjë pacient dhe për t’i ofruar të gjithëve kujdesin e nevojshëm shëndetësor, sot ky person është bashkë me familjen dhe tregon saktësisht se çfarë dhe si ka ndodhur gjithçka.
Ky është vetëm një rast por jemi shumë më tepër persona nga ç’jemi sot këtu, me familjet tona, duke punuar dhe duke vazhduar jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur falë mjekëve, kujdesit, stafit mjekësor në klinikën Zhan Mitrev.
Vetëm në këtë letër jemi nënshkruar 15 persona dhe të sigurt konfirmojmë se kështu si ne ka edhe shumë persona të tjerë.
E gjithë kjo e shprehur në letër është vetëm një pjesë e së vërtetës që ne e dimë dhe e kemi përjetuar, dhe ka shumë më tepër për të thënë.
Të gjithë ne personat e nënshkruar në këtë letër, qëndrojmë pas të vërtetës së fakteve të paraqitura dhe jemi gati të dalim publikisht para kamerës ose në një konferencë të përbashkët shtypi ku secili prej nesh do të tregojë rastin e vet” thuhet në letrën e shkruar nga pacientët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Arrestohen pesë gra dhe një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!