Pablo Sarabia hedh kandidaturën për golin e vitit - nga distanca, i mahnitshëm!

Sporting Lisbona ka triumfuar 3-0 ndaj Estoril në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Portugalisë.
Skuadra nuk e kishte të vështirë që të merrte tre pikë dhe atë e bëri në mënyrë spektakolare.
Të paktën, goli i Pablo Sarabias ishte spektakolar dhe që mund të futet në listën e nominimeve për golin e vitit – “Puskas Award”.

Derisa rezultati ishte 2-0, Sarabia u përkujdes që të vuloste rezultatin me një super gol nga distanca në minutën e 76-të për 3-0.
Natyrisht se ky gol i realizuar nuk kishte se si të mos bëhej viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x883mv7

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































