LAJMI I FUNDIT:

Pa shalqi është vështirë që të imagjinohet vera

Pa shalqi është vështirë që të imagjinohet vera

Pa shalqi dhe pjepër është vështirë që të imagjinohet vera, e përveçqë freskojnë dhe ushqejnë, përmbajnë edhe një varg të përbërësve të dobishëm që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e organizmit, e ne jua sjellim dobitë që i sjell shalqiri.

Redukton rrezikun nga kanceri
Shalqiri përmban antioksidues dhe ata mund t’ju ndihmojnë që ta reduktoni rrezikun nga sëmurja prej kancerit.

Një studim ka zbuluar që likopeni që gjendet në të mund t’i zvogëlojë qelizat e kancerit të prostatës. Mbron edhe nga kanceri i mitrës dhe vezores, veshkave, mushkërive dhe lukthit.


Pretty woman eating water-melon outdoor

Mbron shëndetin e zemrës
Shalqiri ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular, ndërsa vitaminat dhe mineralet që i përmban e forcojnë sistemin e imunitetit, raporton gazeta Kosova Sot.

Gjithashtu ndihmon në ulje të shtypjes së gjakut, ndërsa përmban edhe citrulinë, që ndikon pozitivisht në ulje të shtypjes dhe relaksim të enëve të gjakut, e kështu e përmirëson qarkullimin.

Mbron veshkat
Shalqiri u rekomandohet veçanërisht personave, që kanë probleme me veshka, sepse e nxit funksionimin e traktit urinar dhe shpëlan materiet e dëmshme nga kanalet urinare.

Në këtë mënyrë shalqiri mbron shëndetin e veshkave dhe pastron shtresat shumëvjeçare, duke e përmirësuar funksionimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori