LAJMI I FUNDIT:

Pa se shoferi për pak sa nuk e kishte humbur vetëdijen, zëvendës-sherifja amerikane futet brenda mjetit në lëvizje – e parandalon më të keqen

Pa se shoferi për pak sa nuk e kishte humbur vetëdijen, zëvendës-sherifja amerikane futet brenda mjetit në lëvizje – e parandalon më të keqen

Zëvendës-sherifja në Michigan, është duartrokitur për veprimin e saj. Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike shfaqin zëvendës-sherifen e qarkut Miron, duke u ngjitur në një veturë që ishte në lëvizje.

Nga zyra e sherifit është bërë e ditur se zëvendësja kishte parë një 63-vjeçar që bënte vozitje të çuditshme në Gratiot Avenue në Mount Clemens, transmeton Telegrafi.

Kur tentuan ta ndalin, shoferi nuk e bëri dhe vazhdoi me vozitje të çuditshme për disa kilometra, u tha nga zyra e sherifit.


Në një moment vetura e policisë iu afrua asaj që e ndiqnin, dhe aty panë se shoferi prapa timonit ishte pothuajse pa vetëdije dhe nuk u përgjigjej kërkesave të tyre.

Miron doli nga dritarja dhe arriti të ngjitet në veturën që ishte në lëvizje, me qëllim që të parandalojë më të keqen.

“Miron rrezikoi jetën e saj që të ndihmojë një qytetar dhe të mbrojë shoferët e tjerë në rrugë. Falë reagimit të saj të shpejtë, vetura u ndalë pa ndonjë dëmtim – duke parandaluar një situatë tragjike”, tha sherifi Anthony Ëickersham.

Shoferi është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, kurse gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë përmirësuar pas intervenimit të mjekëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Evropa
SHBA zhvendos bombarduesit B-2 në ishullin e Oqeanit Indian - në një shfaqje masive të forcës ndaj Houthi-ve dhe Iranit

SHBA zhvendos bombarduesit B-2 në ishullin e Oqeanit Indian - në një shfaqje masive të forcës ndaj Houthi-ve dhe Iranit

Botë
Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje

Azia
I lokalizuan nga distanca, operatorët ukrainas të dronëve ngritën në qiell fluturaket – goditën pajisjet e komunikimit të rusëve

I lokalizuan nga distanca, operatorët ukrainas të dronëve ngritën në qiell fluturaket – goditën pajisjet e komunikimit të rusëve

Evropa
Trupa nga 12 vende të NATO-s marrin pjesë në stërvitjen vjetore ushtarake në Detin e Zi

Trupa nga 12 vende të NATO-s marrin pjesë në stërvitjen vjetore ushtarake në Detin e Zi

Botë
Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Evropa
Kalo në kategori