Site icon Telegrafi

Pa se gruaja brenda veturës në lëvizje kishte humbur vetëdijen, holandezi “sakrifikon” mjetin e tij për ta shpëtuar

Një burrë në Holandë “sakrifikoi” veturën e tij për ta shpëtuar një grua që kishte humbur vetëdijen, dhe vetura i kishte dalë nga kontrolli.

Në video shihet vetura e dalë nga kontrolli, duke lëvizur me shpejtësi të njëjtë në hapësirën e gjelbër pranë autostradës, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht që vetura godet rrethojën mbrojtëse, vazhdon të lëviz. Por aty shfaqet një veturë tjetër që i del përpara për ta ndalur – duke e goditur në pjesën e pasme.

Incidenti është filmuar brenda një veture tjetër që po lëvizte pas. Në videon përbri videos së publikuar shkruan: “burri sakrifikon veturën e tij për ta shpëtuar një shofer tjetër që ka humbur vetëdijen”.

https://twitter.com/buitengebieden_/status/1462475051777806343?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1462475051777806343%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3815663%2Fpodvig-pomoc-vozac-holandija

Incidenti ka ndodhur në Naspitak gjatë të premtes pasdite, kur shoferi vërejti veturën dhe brenda saj një person që kishte humbur vetëdijen.

“Ajo çfarë kam parë nuk ishte e mirë. Ishte e qartë që gruaja nuk kishte vetëdije”, tha shoferi që i shpëtoi jetën.

Ai madje e lejoi që ta godet veturën e tij vetëm që vetura tjetër të ndalej. /Telegrafi/

Exit mobile version