Osmani tregon masat që janë ndërmarrë pas skandalit me diplomatin Milenkoski

Pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me skandalin e diplomatit maqedonas, Mile Milenkoski, sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook është prononcuar edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij të thellë si shkak i rastit të fundit të arrestimit në shtet tjetër të një të punësuari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkaku i fletë-arrestit të një shteti të tretë.
Osmani thotë se kjo jo vetëm që shkakton paparashikueshmëri në punën e diplomacisë, por e dëmton besimin dhe autoritetin e shtëpisë (Ministrisë). Osmani ka njoftuar se ia ka ngrirë raportin e punës dhe se Milenkoski është tërhequr nga detyrimet e tija në misionin e OSBE-së.
“Jo vetëm si obligim ndaj interesave tona shtetërore, por si shtet anëtar në NATO, si kryesues të ardhshëm të OSBE-së në vitin 2030, ne kemi detyrim të vendosim sistem të padepërtueshëm të certifikimit dhe të verifikimit të kuadrit diplomatik, me qëllim që ta kthejmë besimin edhe në institucion edhe në shtet. Në këtë drejtim, dua t’i publikoj hapat urgjente që i ndërmorra deri më tani: E para, në përputhje me mundësitë ligjore, të të punësuarit i është ngrirë raporti i punës dhe është tërhequr nga detyrimet e tija në misionin e OSBE-së. E dyta, fillova procedurë urgjente për formimin e grupit të punës, i cili duhet të kryejë revizion privat të situatave me certifikatat dhe dokumentacionet, me qëllim që të vërtetohet nëse ekziston kërcënim i caktuar imanent për sigurinë dhe besueshmërinë e shtëpisë (Ministrisë), veçanërisht kërcënim që lidhet me rastin në fjalë”.
“E treta, grupi i punës do të detyrohet të realizojë bashkëpunim ndër-resorial me shërbimet gjyqësore dhe ato të sigurisë, me qëllim të përgatitjes së një plani për kryerje të vetingut të jashtëzakonshëm të diplomacisë; ky grup pune do të duhet ta formojë edhe Komisionin ndër-sektorial i cili do të propozohet nga Qeveria, e cila gjithsesi do të duhet ta realizojë vetingun e jashtëzakonshëm, përmes procesit të certifikimit dhe kontrollit shtesë të sigurisë. E katërta, do të kërkoj nga të gjitha pozicionet udhëheqëse, drejtorët dhe udhëheqësit e pozicioneve të ndjeshme, që vetë ta kalojnë procedurën e vetingut më të rreptë, përmes sistemit të certifikatave të NATO-s. Këtë proces planifikoj ta bëj të obligueshëm edhe në sistemin e mbushjes së vendeve të ambasadorëve”, ka shkruar Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri