LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Do të punojmë ngushtë gjatë presidencës çeke të BE-së për vizat

Osmani: Do të punojmë ngushtë gjatë presidencës çeke të BE-së për vizat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, Presidenca njofton se Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së.

Presidentja ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët evropian për procesin integrues të vendit.


Bilek: Liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke të BE-së
Lexo po ashtu Bilek: Liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke të BE-së

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/