Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Forumin Evropian Alpbach, u takua edhe me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në Austri.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se këta të rinj kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.


“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, shkruan Osmani në Facebook.