Osmani: Më shumë integrim përpara anëtarësimit në BE për kredibilitet më të madh të procesit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Irlandë, mbajti fjalim para Komisionit për Çështje të BE-së në Parlamentin irlandez, njoftojnë nga MPJ.
Osmani, siç theksojnë nga MPJ, i njoftoi deputetët irlandezë, anëtarë të Komisionit për Çështje të BE-së, për procesin tonë të integrimit evropian, duke kujtuar se në gati dy dekadat e fundit, shteti ka qenë partner i dëshmuar dhe i besueshëm i Unionit, me harmonizim 100% me Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, një aleat i besueshëm në NATO dhe anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar përmes kryesimit të OSBE-së në kontekstin aktual jostabil gjeopolitik.
“Maqedonia e Veriut ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj prioritetit të parë të politikës së jashtme – anëtarësimi në BE – me politikat e veta të zgjuara dhe vizionare paqedashëse në 30 vitet e fundit brenda kufijve të saj, ndaj fqinjëve të saj dhe në nivel ndërkombëtar, duke ndërtuar demokraci multietnike përmes kulturës së dialogut, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve bilaterale, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal dhe me respekt të veçantë për rendin ndërkombëtar të bazuar në vlera dhe norma”, tha Osmani.
Duke folur për sfidat që na presin në rrugën drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, Ministri Osmani theksoi se është e nevojshme t’i jepet Maqedonisë së Veriut një mundësi për t’u afruar me BE-në përmes masave konkrete afatshkurtra, gjatë procesit të anëtarësimit, e cila në këmbim do të rrisë besimin e qytetarëve në sigurinë e qëllimit përfundimtar – anëtarësimin e plotë në BE.
“Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka marrë rrugën më të shkurtër lidhur me përmbushjen e kritereve për hyrje në BE dhe do të vazhdojë të ecë e sigurt, duke siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj dhe progresin e vendit, përmes zbatimit të agjendës së reformave, por pikërisht për këtë arsye, duhet të injektojmë më shumë kredibilitet në proces, duke nënkuptuar më shumë integrim përpara anëtarësimit”, përfundoi Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë