Komuniteti i biznesit kërkon që qeveria e re të formohet sa më shpejtë pasi që vendi po vazhdon të përballet me vështirësi të shumta ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19.
Drejtues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës presin nga qeveria e re të mbështesë sektorin e prodhimit në vazhdimësi më anë të subvencionimit të eksporteve dhe të adresohen barrierat institucionale me të cilat ballafaqohen bizneset.
Sekretari i përgjithshëm i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Vllaznim Osmani thotë se bizneset vazhdojnë të përballen me burokraci të ndryshme, siç thekson ai me korrupsion, për lëshimin e lejeve dhe licencave.
“Ne shpresojmë që qeveria të formohet shpejtë dhe të vazhdojnë investimet kapitale në mënyrë që të qarkullojë paraja sepse është mjaft me rëndësi tani më në kohën e pandemisë. Në aspektin e barrierave të të bërit biznes, vazhdojnë të qëndrojnë të njëjtat të cilat kanë qenë deri më tani. Ajo që ne na brengos është pjesa e barrierave institucionale, të cilat presin të rregullohen. Kemi probleme me burokracitë e panevojshme dhe pengesat e panevojshme si për lëshimin e lejeve për industri të ndryshme, për veprimtari të ndryshme apo edhe për licenca të ndryshme që janë të nevojshme për sektor të ndryshëm. Megjithatë, edhe vazhdimi i tyre bëhet mjaft problematik dhe pengues. Një gjë e tillë e pengon biznesin, e ngadalëson dhe është një çështje që neve na brengos shumë”, theksoi Osmani.
Edhe shkalla e lartë e korrupsionit në vend mbetet shqetësuese për Osmanin, i cili thotë se kjo dukuri ndodhë në sektorin e prokurimit që po pamundëson të fitojnë tender prodhuesit vendorë.
“Pjesë tjetër e barrierave është edhe korrupsioni, që është mjaft problematike dhe nuk po ndryshon. Kjo ka efekt negativ edhe në të bërit biznes, e sidomos ka efekt negativ edhe në interesimin e kompanive që të investojnë, qofshin investitor vendor apo të huaj. Mos të harroj të përmendi pjesën e prokurimit publik, është problematike dhe shqetësuese qysh prodhuesit vendorë nuk arrijnë të fitojnë tenderë ende, edhe pse pjesa e ndryshimit të ligjit jep një përparësi prodhuesve dhe kompanive shërbyese”, thotë ai për KosovaPress.
Osmani po ashtu thekson se qeveria e re duhet të ketë program konkret për mbështetjen e eksportit dhe prodhimit, që sipas tij, ndikon në rritjen e punësimit.
“Një çështje tjetër që ne presim, është të ketë një program konkret se si do të përkrahet eksporti. Eksporti është shumë i rëndësishëm për neve si sektor i prodhimit, edhe sa më shumë që të rritet eksporti rriten dhe vendet e punës, por edhe të mbrohen vendet e aktuale të punës. Ne kemi nevojë që sektori i prodhimit të përkrahet në vazhdimësi në forma të ndryshme, si përmes politikave të ndryshme, subvencioneve apo përmes mekanizmave përkrahës. Subvencionimi i eksportit është i nevojshëm sikur që bëjnë vendet e tjera, ne presim diç të tillë”, thekson ai.
Klubi i Prodhuesve bën thirrje që sidomos institucionet publike të konsumojnë më shumë prodhime vendore si de të shfrytëzojnë shërbime e kompanive vendore.
“Kemi kompani prodhuese të produkteve mjaft cilësore, të cilat munden të konsumohen prej institucioneve publike, qoftë spitalet, burgjet, policia dhe qeveria në veçanti, mirëpo kemi edhe shumë kompani që ofrojnë shërbime që mund të shfrytëzohen prej institucioneve publike”, thotë ai.
Ndër të tjera, sipas Osmanit, tregut të punës i nevojiten edhe punëtorë të kualifikuar ose me aftësi të nevojshme për punë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?