LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim për gjeneratat e ardhshme

​Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim për gjeneratat e ardhshme

Komandantja supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova duhet të jetë e gatshme për tu ballafaquar me sfidat e sotme nga luftërat konvencionale e deri tek ato hibride.

Kështu tha Osmani në konferencë me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Presidentja Osmani tha se duhet një arkitekturë e sigurisë që është inovative, fleksibile dhe e përgatitur për tu ballafaquar me çdo kërcënim.


Sipas saj qëndrueshmëria kombëtare është detyrim për gjeneratat e ardhshme, raporton kp.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pavarësisht sfidave mund të ndërtojnë një e ardhme të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se në këtë kohë sfidash qëndrueshmëria nuk është më opsion, por domosdoshmëri.

Sipas tij, viteve të fundit janë ndërmarrë hapa që kanë forcuar qëndrueshmërinë kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh se qëndrueshmëria kombëtare është themel për një të ardhme të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori