Osmani-Putrih: Gjermania do të vazhdojë të mbështet Maqedoninë në integrimet evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Lusija Putrih, Ministren e Shtetit për Çështje Federale dhe Evropiane e Rajonit Hessen në Republikën Federale të Gjermanisë, njoftojnë nga MPJ.
Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga MPJ, ishin perspektivat për bashkëpunimin e ardhshëm me Rajonin e Hessenit sipas modelit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, të cilin Maqedonia e Veriut e zhvillon me rajonet gjermane të Bavarisë dhe Rajnës Veriore – Vestfalisë. Përveç dialogut politik, theks i veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomiko-financiar, duke pasur parasysh se Hessen është qendër bankare në Republikën Federale të Gjermanisë dhe Evropë.
“Presim që bashkëpunimi me Rajonin Hessen ta pasurojë bashkëpunimin tonë të përgjithshëm me Gjermaninë, që është partneri ynë më i rëndësishëm politik dhe ekonomik, por edhe aletai ynë më i madh gjatë tri dekadave të fundit.”, deklaroi Osmani.
Në takim, Ministrja e Shtetit për Çështje Federale dhe Evropiane e Rajonit Hessen u njoftua edhe me reformat e zbatuara dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Republika e Maqedonisë së Veriut, me theks në skriningun aktual në kuadër të Bashkimit Evropian e në drejtim të rrumbullakimit të anëtarësimit në Union. Në këtë kontekst, Osmani e falënderoi Gjermaninë si mbështetëse e zëshme e prioriteteve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht për rolin e Gjermanisë si mbrojtëse e Procesit të Berlinit, e cila është forcë lëvizëse e Agjendës evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministrja e Shtetit për Çështje Federale dhe Evropiane e Rajonit të Hessenit, Lucia Putrih, thuhet në njoftimin e MPJ-së, iu referua mundësive për bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik, njëherit, duke siguruar se mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për proceset eurointegruese të vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të madh në këtë plan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë