LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Progresi në strukturat euroatlantike krijon klimë të mirë për investime në Maqedoninë e Veriut

Osmani: Progresi në strukturat euroatlantike krijon klimë të mirë për investime në Maqedoninë e Veriut

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Portugali, mbajti takim me Ministrin për Investime dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës së Polonisë, Jezhi Kviecinjski, ku hapën temat për bashkëpunim bilateral dhe ekonomik mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen nga ana e Polonisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Vetëm para tre ditëve Kuvendi i Polonisë ratifikoi protokollin e NATO-s, ma jepni nderin që ti përcjell mirënjohjet e sinqerta të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Polonisë, si në bilateralet, duke investuar në progresin e vendit tonë, ashtu edhe mbështetjen për integrimet tona euro- atlantike” – deklaroi Osmani, duke theksuar edhe rolin e Republikës së Polonisë në krijimin e mbështetjes në procesin e zgjerimit si në vetë Bashkimin Evropian, ashtu edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradi.

Ai theksoi se Qeveria jep mbështetje të fuqishme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përmes masave që stimulojnë investime të reja për zhvillimin teknologjik dhe konkurrencë më të madhe për kompanitë në Maqedoni, ku potencoi se investitorët e huaj duke i përfshirë edhe ata të Polonisë mund të presin klimë stabile për investime në vendin tonë, si dhe mbështetje financiare dhe bashkëpunim të plotë nga ana e Qeverisë.


Më herët në kuadër të vizitës së punës disaditore në Portugali, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, si dhe me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori