Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi elektoral në Degën e IV-të në Prishtinë, tha se 6 tetori është betejë e gjeneratës së re të cilës LDK-ja i ka ofruar mundësi historike përmes kandidaturës së saj për kryeministre.
Në një njoftim për media thuhet se Osmani ka akuzuar PDK-në dhe Kadri Veselin se me metoda të ndyra po dëshirojnë të falsifikojnë edhe miqësitë e Kosovës me shtetet tjera.
“Ata që janë fill të vetmuar e nuk kanë ekip si po mendojnë me fitu. Nga dëshpërimi i madh po tentojnë me falsifikua edhe miqësi por ato miqësi nuk i kanë sepse i kanë shkatërruar me veprimet e tyre. LDK është e vetmja që do ti ndërtojë urat e miqësisë me shtetet shpëtimtare të Kosovës, Amerikën dhe vendet e BE-së”, tha Osmani.
Ajo i ka quajtur oponentët e saj si njerëz të ligj pasi duke e parë humbjen po përdorin metoda të ndyta.
“Gjatë këtyre ditëve oponentët tanë do të prodhojnë gjithçka. Ata kanë shpenzuar miliona të cilat po i shpenzojnë në metoda të ndyta të fushatës sepse kjo është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por ju mos iu besoni sepse që 20 vjet vetëm ju kanë mashtruar edhe këto tri ditë vetëm përbuzni e përqeshni sepse pas 6 tetorit ne do të formojnë një qeveri që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Qeveri që do t’ia kthej dinjitetin shtetit dhe do të nderohet në tërë botën”, tha Osmani.
“Kjo është betejë e gjeneratës tone. LDK na e ka dhanë rasti historik që t’i tregojmë gjithë botës se çka mund të ofrojë Kosova. Gazetat në gjithë botën sot shkruajnë për Kosovën e politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin. Ne me 6 tetor do t’i tregojmë botës për një Kosovë tjetër që udhëhiqet nga figura të pastra”, ka thënë Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, vrapon të takojë djalin pa miratimin e banorëve

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler