Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga nesër do të qëndrojë për një vizitë pune në Konfederatën Zvicerane dhe Mbretërinë e Spanjës, njoftojnë nga MPJ.
“Gjatë qëndrimit të tij në Bern, ministri Osmani do të takohet me shoqata të shumta të qytetarëve dhe anëtarë të diasporës sonë nga të cilë do të kërkojë mbështetje për procesin e Regjistrimit 2021. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Osmani gjithashtu do të takohet me homologun e tij, ministrin federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës Ignacio Cassis. Temë e bisedimeve do të jetë zhvillimi i përgjithshëm i marrëdhënieve midis dy vendeve, me një fokus të veçantë në ndihmën bilaterale të zhvillimit të Zvicrës për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga Zvicra, ministri Osmani udhëton në Madrid për t’u takuar me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Arancha Gonzalez Laya. Në Madrid, Osmani do të takohet gjithashtu me Aurora Mejia, Drejtore për Bashkimin Evropian dhe Këshilltare Kryesore në Kabinetin e Kryeministrit Pedro Sanchez dhe do të takohet me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Antonio Gutierrez Limonesi. Theks kryesor i bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe perspektivat evropiane të vendit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Nga atje theksojnë se gjatë qëndrimit të tij në Madrid, Osmani do të takohet me drejtorin e Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili dhe do të ketë takime të ndara me përfaqësuesit e diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Spanjë.
Vizitat e punës së Osmanit në Zvicër dhe Spanjë, thuhet në njoftim, janë pjesë e veprimtarive diplomatike për prezantimin e dosjes evropiane të vendit, por gjithashtu me qëllim edhe që të mobilizojë diasporën tonë për përfshirje në procesin e vetë-regjistrimit në kuadër të Regjistrimit 2021./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri