LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Katar, bisedime për të krijuar partneritete në fushën e arsimit të lartë

Osmani në Katar, bisedime për të krijuar partneritete në fushën e arsimit të lartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Katar.

Ajo së fundmi ka zhviluar bisedime për të krijuar partneritete në fushën e arsimit të lartë.

Gjatë vizitës së saj, ajo ka vlerësuar investimet e Katarit në fushën akademike, duke përmendur “Education City,” një zonë e veçantë ku universitete prestigjioze amerikane, përfshirë Carnegie Mellon, Georgetown, dhe Northwestern, kanë ngritur kampuset e tyre, të mbështetura nga Qatar Foundation.


Presidentja Osmani theksoi se synimi i këtyre partneriteteve është sjellja e eksperiencës dhe mundësive nga këto institucione tek studentët dhe stafi akademik kosovar, për t’i përgatitur ata për sfidat e tregut global dhe për të përmirësuar performancën e tyre profesionale në një botë gjithnjë në zhvillim./Telegrafi/