Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin "Heroi i Kosovës", për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri.

Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë mbledhjes komemorative që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë, transmeton Telegrafi.


"Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin "Heroi i Kosovës", rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit", deklaroi presidentja.

Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët. /Telegrafi/

383068782 1503161763762370 2070688549701555488 n 1

383784349 1695889184222152 6149824660603237913 n 1