LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Minatorët e Trepçës janë pishtarët e lirisë dhe krenaria kombëtare

Osmani: Minatorët e Trepçës janë pishtarët e lirisë dhe krenaria kombëtare

Në përvjetorin e grevës së famshme të minatorëve të Trepçës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kontributin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje. 

Presidentja ka deklaruar se, më 20 shkurt 1989, “në horizontet e minierës së Trepçës, jehoi zëri i fuqishëm i qëndresës shqiptare” dhe se minatorët e Trepçës, me shpirtin e pathyeshëm, nisën një grevë urie që tronditi themelet e padrejtësisë.

Presidentja Osmani theksoi se “tetë ditë në galeritë nëntokësore, ata nuk kërkuan pasuri për vete, por të drejtat kushtetuese të Kosovës”.


Ajo e cilësoi grevën e minatorëve si një akt më shumë se sindikal, duke e quajtur atë një shpërthim të ndërgjegjes kombëtare dhe një akt të jashtëzakonshëm që sfidoi regjimin që synonte ta shuante identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Në fund, Osmani përkujtoi se “minatorët ishin dhe mbeten pishtarët e lirisë, dëshmitarët e guximit dhe krenarisë sonë kombëtare,” duke iu dhënë nderimin e merituar atyre që sakrifikuan për të drejtat e Kosovës dhe të popullit të saj, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Siguri
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori