LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvend, le të caktoj seancë për emërimin e ambasadorëve të rinj

Osmani: Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvend, le të caktoj seancë për emërimin e ambasadorëve të rinj

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut,  Bujar Osmani e ka cilësuar si skandalaoze moscaktimin e seancës së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend për emërimin e ambasadorëve të rinj.

Osmani njoftoi se i ka dërguar urgjencë formale kryetarit të këtij komisioni, Antonio Milloshovski që në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor ta caktojë seancën për mbrojtjen e tezave të Ambasadorëve të ardhshëm të vendit.

“Moscaktimi i seancës së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet keqpërdorim flagrant dhe të turpshëm të Rregullores së Komisionit dhe në përgjithësi të pjesëmarrjes së Kuvendit, si organ i veçantë, në politikën e jashtme. Prezantimi i kandidatëve për Ambasadorë para Kuvendit ka një rol të veçantë politik dhe shoqëror në të gjithë procesin e dërgimit të Ambasadorëve jashtë vendit. Është hapi i fundit i një procesi të gjatë në të cilin jo vetëm të zgjedhurit e qytetarëve, por edhe vetë qytetarët kanë mundësinë t’i shohin dhe t’i dëgjojnë drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre të ardhshëm jashtë vendit, jo vetëm se si i elaborojnë tezat, por edhe se si u përgjigjen pyetjeve të parashtruara. Shtyrja e këtij procesi, veçanërisht në mënyrë arbitrare, të panevojshme dhe pa arsyetim të denjë, paraqet një hendikep të thellë për politikën e jashtme dhe për realizimin e synimeve strategjike të vendit. Por njëherit, kjo shkakton sfida shtesë për vetë kandidatët: probleme për familjet e tyre- lidhur me zhvendosjen në kohë dhe akomodimin në vendin pranues si dhe arsimimin e fëmijëve, nga pamundësia për t’i regjistruar me kohë në shkollë; probleme në organizimin e punës së vetë përfaqësive diplomatike, të cilat po i presin Ambasadorët e rinj të marrin pozicionet e tyre. Prandaj, sot, edhe një herë i dërgova urgjencë formale Kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski, që menjëherë të ndalojë së bojkotuari politikën e jashtme dhe realizimin e interesave strategjike të vendit, dhe në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor ta caktojë seancën për mbrojtjen e tezave të Ambasadorëve të ardhshëm të vendit”, ka shkruar Osmani.


Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori