LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Gjatë marrjes së MPJ-së kam pasur disa prioritete, kemi numëruar suksese në politikën e jashtme

Osmani: Gjatë marrjes së MPJ-së kam pasur disa prioritete, kemi numëruar suksese në politikën e jashtme

“Në momentin e fundit arritëm ta nxjerrim vendin nga vorbulla ballkanike”, ka theksuar Ministri i Jashtëm Bujar Osmani duke bërë rekapitullimin e punës gjatë mandatit të tij.

Siç tha Osmani, gjatë marrjes së MPJ-së ka pasur disa prioritete, sikurse marrëdhëniet e mira me SHBA-të dhe BE-në, fqinjët, diplomacinë ekonomike e të ngjashme.

Si sukses, siç përcjell KlanM, e përmendi Deklaratën e shuqizuar në Bullgari për nisjen e integrimit të vendit në BE.


Për Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani janë të kuptueshme qëndrimet e ndara të opinionit rreth propozimit francez, megjithatë shprehu bindje se “koha do të dëshmojë se është marrë nje vendim i drejtë”.

Marrëdhëniet me Greqinë janë thelluar, tha Osmani duke e mbështetur këtë me hapjen e dy vendkalimeve kufitare dhe mbështetjen e fuqishme që vendi ynë e ka nga fqiu jugor në procesin e eurointegrimeve.

Nismën “Ballkani i Hapur”, e përmendi në kontekst të marrëdhënieve të përparuara me Shqipërinë dhe Serbinë, kurse me Kosovën, siç tha Osmani, janë arritur shumë marrëveshje dypalëshe.

Osmani ka përmendur edhe zgjidhjen e kontestit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, si dhe kremtimin e “Ilindenit” në Manastirin “Prohor Pçinski”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori