LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Kurti do ta presin të martën në takim shefin e NATO-s, Mark Rutte

Osmani e Kurti do ta presin të martën në takim shefin e NATO-s, Mark Rutte

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë në Kosovë nesër, më 11.03.2025.

Rutte do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe nga kryeministri, Albin Kurti.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi Osmani-Rutte do të nisë në ora 13:45, me ç’rast mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit.


Pas takimit, presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të mbajnë konferencë për media.

Më pas, shefi i NATO-s do të pritet nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi Kurti-Rutte do të nisë në ora 14:50 në ndërtesën e Qeverisë.

Gjithsej 4.686 trupa nga 29 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.

Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori