LAJMI I FUNDIT:

Blinken e duartroket presidenten Osmani për rolin e saj në lansimin e forumit për Gratë, Paqen e Sigurinë

Blinken e duartroket presidenten Osmani për rolin e saj në lansimin e forumit për Gratë, Paqen e Sigurinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, një konferencë për media për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka përmendur sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sekretari Antony Blinken e falënderoi presidenten Vjosa Osmani duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

“Këtë vit SHBA hapi qendrat rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Kolumbi dhe Kosovë, ne jemi mirënjohës që kemi Presidenten Osmani këtu me ne sot. Presidentja Osmani ishte e rëndësishme në nisjen e kësaj iniciative. Ajo tashmë po demonstron mënyrën se si këto qendra mund të shërbejnë si qendra për ide dhe për inovacion. Në muajt në vijim do të hapim qendrën e tretë në Filipine”, ka thënë Antony Blinken.


Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e partnerëve global nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Osmani dhe Zyra e Blinkenit në prill 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ndryshe, presidentja Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani takohet me sekretarin Blinken: Aleanca me SHBA-në gurthemel për stabilitetin global
Lexo po ashtu Osmani takohet me sekretarin Blinken: Aleanca me SHBA-në gurthemel për stabilitetin global

Në një shkrim në Facebook, Osmani tha se aleanca me SHBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori