Osmani: Çdo fëmijë me autizëm meriton mbështetje dhe dashuri

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një mesazh sensibilizues me rastin e ndërgjegjësimit për autizmin, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe përfshirjes së fëmijëve me këtë spektër.
Në postimin e saj, ajo u shpreh se, ashtu si çdo vit, institucionet dhe shoqëria qëndrojnë pranë fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre, duke kërkuar më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë.
Osmani nënvizoi se çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të ketë përkrahjen e duhur për zhvillimin e tij.
Ky mesazh vjen në kuadër të përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur përfshirjen e plotë të fëmijëve me autizëm në shoqëri.
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































