Ekipet zvicerane të emergjencës kanë nisur një operacion kërkimi pasi një ortek “shpërtheu” brenda një restorant hoteli ndërsa të ftuarit po hanin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një sasi e madhe e borës goditi Hotel Säntis në Schwägalp në verilindje të Zvicrës, duke “varrosur” 25 vetura dhe duke lënë tre të plagosur.


Siç thuhet tutje, së paku një person u desh të nxirrej nga bora, kur orteku goditi restorantin, rreth orëve të pasdites së ditës së enjte.

Gjithashtu thuhet se dhjetëra persona janë evakuuar nga qendra e skijimit në lartësi prej rreth 1300 metrash dhe fotot tregojnë një autobus të varrosur në dëborë pranë asaj që duket të jetë një makinë e përmbysur.

Ndonëse nuk u raportua për të humbur, ekipet e shpëtimit po kryejnë kërkime në zonë.

Ndryshe, kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar kërdi në të gjithë Evropën dhe kanë lënë të paktën 17 të vdekur - por ndërsa kushtet janë më të qeta sot, parashikuesit kanë paralajmëruar se borë do të ketë deri në mes të javës së ardhshme. /Telegrafi/

xx1

xx2 1

xx3 1

xx4

xx5

xx6

xx7

xx8