LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Prishtina #28

Organizohet BarCamp Prishtina #28

Edicioni i 28-të me radhë i BarCamp Prishtina po vjen! Ky edicion i sponsorizuar si rëndom nga IPKO Foundation do të mbahet të premten, më 30 janar 2015 në ora 18:00 në teatrin Oda.

Gjate viteve që lamë pas, BarCamp Prishtina ka arritur të sjellë pranë jush folës eminent me tema inovative dhe ka krijuar një komunitet që nxitë vlera të mira dhe ide kreative mes qytetarëve të Prishtinës.

Fokusi kryesor i këtij BarCamp-i është Astronomia, qëllimi kryesor i së cilës është ofrimi i të dhënave esenciale drejt audiencës rreth aktiviteteve që mbahen në vendin tonë, si dhe lindja e diskutimeve se si është gjendja e astronomisë në Kosovë përmes pikëpamjeve të ndryshme.

Duke filluar nga Rasim Bejtullahu, Pranvera Hyseni, e deri te Sylejme Gogolli, folësit do të na shpalosin përvojat e tyre në lidhje me astronominë.


Rasim Bejtullahu, Profesor ordinarë i Fizikës Teorike dhe Astronomisë në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Prishtinës, do të na flasë më 30 janar rreth problemeve që e përcjellin implementimin e lëndës së astronomisë në shkollat e mesme në Kosovë sipas kurikulave të reja, kompetencat profesionale dhe lidhjen e astronomisë me shkencat tjera.

Pranvera Hyseni, studente e vitit të dytë në Departmentin e Gjeografisë në FSHMN, themeluese e Klubit të Astronomëve Amator te Kosovës, si dhe Kryetare e "Astronomy Outreach of Kosovo", do të flasë rreth zhvillimit të Astronomisë në Kosovë gjatë dekadës së fundit, vështirësitë dhe arritjet e saj rreth kësaj shkence. Pranvera poashtu do të fokusohet në vrojtimet dhe eventet të cilat organizohen në Kosovë.

Sylejme Gogolli, Profesoreshë e Astronomisë dhe Fizikës, do të flasë rreth eksperiencës së saj në arsim, si dhe për punën e klubit “Hulumtuesit e Rinj” në gjimnazin Eqrem Çabej në Vushtrri.

Pasi që BarCampet iu ofrojnë njerëzve një vend ku ata mund të ndajnë ide dhe tregime interesante personale, ky BarCamp do i sigurojë pjesëmarrësit me biseda e ide të frytshme. Varësisht nga moti, pas BarCamp-it do të kemi edhe vrojtim me teleskop.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e një përvoje të këndshme, ejani të premten në teatrin Oda nga ora 18:00.

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Kalo në kategori