Lavdim Pireva
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në vitin 2015 i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe atë me dy ekipet gjermane, Frankfurtin dhe Bremenin. Ndeshjet janë zhvilluar në mars.

Pas ndeshjeve me Haitin, Senegalin, Turqinë dhe Omanin, Kosova vazhdimisht ka pasur probleme që të gjej kundërshtarë. E fundit ishte me Burkina Fason e programuar për 2 shtator, por kjo miqësore ka dështuar dhe nuk do të zhvillohet.


Tashmë janë bërë një vit prej se Kosova ka luajtur kundër një kombëtareje, pasi e fundit ishte kundër Omanit me 7 shtator, ku është shënuar edhe fitoja e parë dhe e vetme.

“Ndikon në krijimin e bazës së reprezentacionit edhe ashtu të brishtë e gjithmonë eksperimental. Duhet të mblidhemi shumë shpesh dhe duhet platformë për zhvillimin e reprezentacionit, sepse kemi mundësi të mëdha a nuk jemi duke bërë asgjë”, tha Munishi për Telegrafin.

I pyetur se a jemi duke çaluar në organizimin dhe pse po dështojnë miqësoret, ai ia lë fajin stafit aktual. “Po është e vërtet që çalojmë shumë në organizim. Duhet stafi të zgjerohet urgjent, sepse ai stafi momental nuk mundet ta udhëheqin as shoqatën e pëllumbave”.

Munishi vazhdon të insistoj se tubimi që do të bëhet nuk duhet të shkoj huq dhe se për t’i provuar lojtarët duhet të luhet një ndeshje, pse jo me një përbërje me lojtarë nga Superliga dhe Superiorja shqiptare që nuk janë ftuar në tubim.
“Kishte me qenë shumë mirë sepse kishim pa të tjerë lojtarë që e meritojnë petkun e reprezentacionit të Kosovës .Ne Superligë dhe ligën e Shqipërisë ka disa lojtarë që e meritojnë ftesën e reprezentacionit. Selektori ka filluar ta kuptoj tek tash dhe lista e tij duhet të shihet me pozitivistet, mirëpo duhet të jetë fillimi i një rruge të cilën duhet ta vazhdoj”, shtoi Munishi.

Ish-trajneri i Hajvalisë thotë se përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe sekretari i FFK-së kanë folur keq për Superligën e Kosovës, duke e ulur përtokë kualitetin e saj.

“Deri tani kanë folur shumë keq për Superligën e Kosovës, si selektori po ashtu edhe Eroll Salihu duke prononcuar se është ligë e dobët dhe se nuk ka kualitet. Duhet tu vijë turp atyre, sepse janë produkte i kësaj lige. E nëse duan me pa forcën e të paftuarve jam i gatshëm tua tregoj edhe Salihut, i cili në një prononcim patë thëne se Superliga është sikurse liga e katërt gjermane, e edhe selektorit qe nuk e ka idenë e promovimit te futbollit kosovar, por i bën marketing disa lojtarëve të dështuar që luajnë në Skandinavi, ku lojtarët shkojnë në lojë duke e ngrënë nga një sandëich të ftoftë. Po ata nuk guxojnë të luajnë me të paftuarit dhe do të gjejnë justifikime tjera”, përfundoi Munishi. /Telegrafi/


 

telegrafi sport app