LAJMI I FUNDIT:

Organizatat qytetare kërkojnë tërheqjen e ligjit për PSP-në

Organizatat qytetare kërkojnë tërheqjen e ligjit për PSP-në

Disa organizata qytetare të cilat janë pjesë e grupit “Blue Print”, të cilat janë të fokusuara në reformat gjyqësore dhe zbatimin e tyre, nuk pajtohen me mënyrën e sjelljes së ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike.

Organizatat qytetare reagojnë për procesin jotransparent në të cilin është përgatitur ligji, mungesë të konsultimeve dhe mos përfshirjen e organizatave qytetare dhe opinionin profesional, që sipas tyre, drejtpërdrejtë ndikon në krijimin e mosbesimit për funksionimin e mëtejshëm të Prokurorisë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatat kërkojnë që Qeveria ta tërheq propozim-ligjin për Prokurorinë Publik dhe ta kthejë tek ministria kompetente, nga e cila kërkojnë që në mënyrë transparente ta përpunojë ligjin dhe të ketë parasysh rekomandimet.


Ndryshe, propozim-ligji për Prokurorinë Speciale u miratua para disa ditësh në qeveri, ndërsa që të kalojë në Kuvend duhet të mbështetet nga së paku 80 deputetë./Telegrafi/