LAJMI I FUNDIT:

Organizatat greke me fushatë kundër termit “Maqedonia”

Organizatat greke me fushatë kundër termit “Maqedonia”

Ngjarjet e fundit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe paralajmërimet optimiste nga të dy palët se viti 2018 do të jetë viti kur do të përmbyllet kontesti shumëvjeçar i emrit, kanë mobilizuar organizatat dhe shoqatatet patriotike greke.

Protesta në Greqinë veriore, rezolutat, mbledhja e nënshkrimeve, kërkesat për referendum dhe mospranimi i çfarë do propozimi me termin “Maqedonia”, janë një pjesë e aktiviteteve të paralajmëruara gjatë fushatës “Maqedoni do të thotë Greqi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM, “Federata greke e shoqatave kulturore maqedonase”, së bashku me shoqatat dhe organizatat nga diaspora janë organizatorët kryesorë të këtyre aktiviteteve, ndërsa si mbështetës mediatik janë paraqitur rreth 60 mediume nga pjesa jugore e Greqisë.


Tanimë është krijuar web-faqe, video, rezolutat janë dërguar tek presidenti, kryeministri dhe Parlamenti i Greqisë, por edhe planet për mbledhjen e parë.

Sipas njoftimeve, sot është planifikuar protesta e parë në qytetin grek Skidra, ndërsa për një muaj është paralajmëruar edhe mbledhje në Selanik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori