Bashar al-Assad nuk i besoi pothuajse askujt për planet e largimit nga Siria ndërsa po përfundonte sundimi i tij.
Sipas një raporti të reuters, më shumë se njëqind njerëz të afërt me Assadin thuhet se i kanë konfirmuar këto pretendime.
Ai gjeti strehim në Moskë, e cila ka qenë gjithmonë një nga aleatët më të rëndësishme. Ai i la në mëshirë të fatit bashkëpunëtorët e tij.
Disa orë para arratisjes në Moskë, Assad siguroi 30 komandantë ushtarakë dhe të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes se mbështetja ruse ishte në rrugë e sipër dhe u bëri thirrje forcave tokësore të jenë të durueshme. Kështu ka thënë një nga komandantët që mori pjesë në takim për reuters.
Shumica e burimeve të agjencisë kërkuan anonimitetin për të folur lirshëm për çështje të ndjeshme. Për ish-presidentin folën bashkëpunëtorët e tij, diplomatët, anëtarët e shërbimeve të sigurisë dhe zyrtarë të lartë iranianë.
Të shtunën e kaluar, Assad njoftoi në zyrën presidenciale se do të kthehej në shtëpi. Në vend të kësaj, ai u nis për në aeroport. Ai i kërkoi këshilltares për media, Buthaina Shaaban, që të vinte tek ai në mënyrë që të përgatitnin një fjalim së bashku. Kur mbërriti, kuptoi se nuk kishte njeri atje.
“Assad as nuk u përpoq të luftonte deri në fund, as nuk i thirri ushtarët e tij. Ai i la mbështetësit të përballeshin me fatin e tyre”, tha Nadim Houri, drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Reformën Arabe, një institut rajonal.
Agjencia nuk ishte në gjendje të vinte në kontakt me Assadin në Moskë, ku ai mori azil politik. Sipas dëshmive të njerëzve të afërt me ish-liderin sirian, ai bëri gjithçka për të zgjeruar pushtetin ndërsa askush nuk mund ta merrte me mend se ai kishte në plan të largohej nga vendi.
Familja e Assadit ka pasur lidhje të ngushta për shumë vite me Moskën. Sipas një raporti të organizatës joqeveritare Global Witness, familja Assad ka investuar në pasuri të paluajtshme pas vitit 2012, si rrokaqiejt “Qyteti i Kryeqyteteve” në Moskë. Organizata zbuloi se deri në vitin 2019, familja Assad kishte blerë apartamente në dy rrokaqiejt e Moskës me një vlerë totale prej të paktën 40 milionë dollarësh.
Gruaja e Assadit, Asma thuhet se mbërriti në Moskë me fëmijët e saj disa ditë para rënies së regjimit në Damask. Bashar al-Assad iu bashkua familjes pasi u arratis. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk