ORCA sot përmes medieve ka marrë lajmin për kërkesën e kryeministrit drejtuar Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).
ORCA shpreh kënaqësinë e saj për interesimin e nivelit qendror për çështjet që lidhen me arsimin e lartë, mirëpo është e shqetësuar me arsyet e pamjaftueshme të kërkesës së kryeministrit Haradinaj, drejtuar ministrit Bytyqi për shkarkimet në fjalë.
Arsyet qendrore të kësaj letre të kryeministrit Haradinaj konsistojnë në ecurinë e procesit të akreditimit në të cilat thuhet se ky proces “është zhvilluar deri më tani me parregullsi të mëdha” dhe se procesi është shndërruar në “objekt të shpeshtë të diskutimit publik”.
ORCA thekson se parregullsitë e mëdha janë zhvilluar nga ana e bartësve të arsimit të lartë, kryesisht atyre privatë të cilët e kanë rrezikuar dhe vazhdojnë ta rrezikojnë cilësinë e arsimit të lartë. Vendimet e fundit të AKA dhe KShC kanë qenë kundër këtyre parregullsive dhe në favor të ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend duke pezulluar qindra akreditime programesh të cilat nuk kanë plotësuar kriterin minimal të tre profesorëve bartës të tyre dhe duke tërhequr disa akreditime programesh si pasojë e mashtrimeve nga bartës të ndryshëm të arsimit të lartë.
“Bërja e procesit objekt i diskutimit publik nuk do të duhej të shihej si diçka negative që e karakterizon punën e AKA dhe KShC, por përkundrazi si domosdoshmëri në shoqërinë tonë të etur për transparencë institucionale”, theksohet në reagimin e ORCA.
ORCA pret nga zyra e kryeministrit që ashtu siç është zotuar të jetë transparente dhe të sqarojë për publikun, për hisedarët institucionalë dhe ata të shoqërisë civile arsyet e detajuara për një kërkesë të tillë.
Në çfarëdo rasti ORCA zotohet se do t’i verifikojë të gjithë anëtarët e bordit të ardhshëm të AKA dhe KShC të cilët mbajnë grada akademike në bartësit e arsimit të lartë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame