Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është shprehur e shqetësuar me deklaratat e rektorit Marjan Dema i cili është ankuar në medie për ndërhyrje të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në çështjen e avancimeve akademike.
Në reagimin e ORCA-s thuhet se në rastin më të mirë kjo deklaratë shënon edhe një akt tjetër papërgjegjësie e mungese profesionalizmi, e në rastin më të keq është lojë demode politike e rektorit e trashëguar nga kohët kur rektori ka qenë politikan.
“ORCA qartëson për publikun se është e drejtë ekskluzive e MAShT që t’i precizojë ligjet që rregullojnë arsimin me udhëzime administrative dhe se ORCA e ka kërkuar një gjë të tillë qysh nga viti i kaluar. Neni 26, pika 4 e Ligjit për Arsimin e Lartë kërkon revista me recension ndërkombëtar për zgjedhje në tituj akademik, ndërkaq draft-udhëzimi administrativ precizon pikërisht atë se çka është një revistë e tillë”, thuhet në reagim.
ORCA është e befasuar nga kjo deklaratë e papërgjegjshme pasi sipas ORCA-s në grupin punues për çështjet e avancimeve akademike në të cilin bën pjesë edhe një prorektor, ka pasur pajtim konsensual që kjo çështje të rregullohet me një udhëzim të tillë.
“Në anën tjetër në takimet intensive të Ministrit me të gjithëakterët gjatë kësaj jave, përfshirë ORCA-n dhe rektoratin asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla nga rektorati. Së fundi në Universitetin e Prishtinës ka filluar puna për një rregullore që do ta rregullonte çështjen e avancimeve akademike, e cila nga drafti i parë deri në draftin e fundit është banalizuar dhe është shndërruar në një dokument legjitimues të situatës aktuale ku 72% e profesorëve nuk i meritojnë titujt që mbajnë. Thirrja në autonominë e UP-së sa herë që përgatiten veprime anti-ligjore si kjo rregullore është e papranueshme. Autonomi të krimit nuk ka dhe nuk do të ketë. Të tilla autonomi duhen hequr dhe goditur me qëllim të vendosjes së rendit e ligjit dhe ngadhënjimit të interesit publik përballë klaneve që përfaqësojnë interesa të ngushta”, thuhet në reagim.
ORCA pret që udhëzimi dhe rregullorja në të ardhmen të përmbajnë 3 elemente kryesore: 1. Platforma serioze për publikime që do të merren parasysh në avancime akademike; 2. Të përjashtohet mundësia e publikimit në revista të dyshimta gjatë avancimeve; 3. Të ketë afat kalimtar pas të cilit të gjitha punimet që do të merren parasysh për avancime të jenë në dy platformat e indeksimit që përdoren në tërë botën: WebofScience dhe Scopus.
ORCA konsideron se çdo version i udhëzimit apo rregullores së Universitetit të Prishtinës që nuk i përmban këto 3 elemente bie ndesh me interesin publik për arsim cilësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës