Kryeparlamentari Dimal Basha priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.

Ambasadori Orav shprehu rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e plotë në strukturat evropiane.


Ndërsa, Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Ai falënderoi ambasadorin Orav për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në fazat e shtet-ndërtimit, në fusha dhe projekte të ndryshme.