LAJMI I FUNDIT:

Orav: Partitë politike të dëshmojnë se ‘Përzhino’ është gjallë

Orav: Partitë politike të dëshmojnë se ‘Përzhino’ është gjallë

Pas tërheqjes së vendimit për falje nga Presidenti Gjorge Ivanov, sot në mëngjes Aivo Orav ka dhënë deklaratë për televizionin ‘Nova’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Pasi Presidenti tha se vendimi për falje të politikanëve do të tërhiqet, të gjitha ngjarjet që lidhen me faljen dhe anulimin e tij ishin pa precedent. Këto falje dhe më tej thelluan krizën dhe për fat të keq ka pasur vonesa në zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, por edhe vonesa në hetimin e PSP-së. Do të doja të ju kujtoj se koha për hetimin e PSP-së ka zgjatur 18 muaj. Unë shpresoj se do të zbatohet drejtësia, se më nuk do të flasim për moskërcënim dhe se PSP do të punojë pa ndërprerje dhe pa ndërhyrje nga ana e partive politike. Kohët e fundit shumë është folur për Marrëveshjen e Përzhinos, dhe se a është ende në funksion dhe mendoj se të gjitha partitë politike duhet të dëshmojnë se Përzhino ende është gjallë. Kjo do të thotë se partitë politike duhet të bien dakord për detajet sesi dhe kur do të mbahen zgjedhjet, si dhe për atë se cilët reforma duhet të zbatohen për mbajtjen e tyre. Në javët e fundit unë me bashkëpunëtorin tim amerikan, Jess Baily, ishim në kontakt të ngushtë me të gjitha partitë politike dhe jemi të gatshëm për kontakt më të ngushtë për të ndihmuar palët në zbatimin e Marrëveshjes Përzhino për Maqedoninë që të mund tërësisht të dalë nga kriza politike’, tha Orav.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori