LAJMI I FUNDIT:

Opsione të ndryshme për kompensimin e orëve të humbura mësimore

Opsione të ndryshme për kompensimin e orëve të humbura mësimore
Foto: Ilustrim

Pas vendimit për shtyrjen e fillimit të viti të ri shkollor, Sindikata e Arsimit kërkon sqarim nga ministria për shtyrjen dhe pse mësimi nuk po fillon përmes platformave online.

Njohës të fushë së arsimit, kanë mendime të ndryshme rreth mbajtjes ose jo të mësimit online.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë shumë ditë të humbura të këtij viti shkollor me shtyrjen e vitit të ri shkollor.


Kështu thotë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili pret sqarim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se pse nuk u vazhdua mësimi online.

“Mbase do të takohem me ministren e Arsimit, Nagavci, apo ajo do të dalë në ndonjë konferencë për media për të treguar pse nuk u fillua mësimi në platformën online. Me këto shtyrje, dihet se do të kemi mjaft ditë të humbura të mësimit dhe pastaj do të kemi telashe për t’i zëvendësuar ato. SBASHK-u megjithatë do të përkrahë vendimet e institucioneve dhe më pas së bashku do të shohim si do të veprojmë për t’i kompensuar ditët e humbura”, deklaroi Rrahman Jasharaj për RTV 21.

Për njohësin e çështjeve të Arsimit, Jonuz Salihajn, mësimi do të ishte më mirë të vazhdojë në platformën online.

“Dihet që mësimi në shkolla nuk mund të zëvendësohet me asgjë, por do të duhej të mos humbej asnjë ditë dhe të vazhdohej me variantet rezervë. Kjo nuk po ndodh. Kjo është papërgjegjësi dhe tashmë e kanë gjetur një fajtor e ai është IKSHPK. Megjithatë pasojat më të mëdha do t’i bartë komuniteti dhe ne prindërit”.

Mirëpo eksperti tjetër i Arsimit, Rinor Çehaja thotë se mësimi online nuk është treguar i efektshëm në Kosovë.

“Shtyrja e procesit mësimorë nuk duhet të nënkuptojë kthimin e mësimit në variantin online. Është më mirë që orët e humbura të zëvendësohen gjatë kalendarit mësimor. Është vërtetuar që mësimi online nuk ka qenë efektiv dhe për këtë është më mirë të pritet rikthimi i nxënësve në shkolla”, deklaroi Qehaja.

Pas një takimi virtual që zyrtar nga Ministria e Arsimit kanë pasur me kryetarët e komunave, u rekomandua që mësimi të shtyhet deri më 26 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori