LAJMI I FUNDIT:

Oppo R7s me 4GB RAM vjen edhe në Evropë

Oppo R7s me 4GB RAM vjen edhe në Evropë

Modeli i ri i telefonit i cili tashmë është në dispozicion në Azi, Oppo R7s së shpejti do të ofrohet edhe në SHBA dhe Evropë, poashtu.

Në Evropë, telefoni i ri i kompanisë kineze mund të para-porositët nëpërmjet Amazon UK, France, dhe Amazon Germany dhe do të kushtojë 349 euro.

Në SHBA, Oppo R7s do të jetë në dispozicion për tu blerë duke filluar nga 1 dhjetori përmes faqes OppoStyle.com, për 399 dollarë.

Ashtu sikurse R7 dhe R7 Plus para tij, Oppo R7s bazohet në Android Lollipop dhe është i përshtatur me Oppo Color OS, ndërsa pajisja është mundësuar nga procesori octa-core Qualcomm Snapdragon 615.


Oppo R7s vjen me ekranin prej 5.5 inç në 1080p, duke qëndruar në mes R7 dhe R7 Plus (të cilat ofrojnë ekranet prej 5 inç dhe 6 inç, respektivisht).

Telefoni i ri përmban kamerën kryesore me 13 MP, kamerën e përparme me 8 MP, 4 GB RAM, dhe 32 GB memorie e cila mund të zgjerohet edhe më tej. (Telegrafi)