LAJMI I FUNDIT:

Opozita shpërfillë presidentin

Opozita shpërfillë presidentin

Dy partitë opozitare, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja, nuk do të pranojnë të jenë pjesë e grupit të unitetit për dialog me Serbinë. Duke e parë si një tentim të presidentit për ta shpërndarë përgjegjësinë rreth asaj që do të pasojë më tutje opozita vlerëson se Kosova tashmë ka institucionet e saj, të cilat duhet të merren me këtë çështje.

Madje, sipas tyre, nëse ky dialog do të përfundojë në mënyrën sesi është nisur, rezultati nuk do të jetë aspak i këndshëm për Kosovën.

Me skepticizëm dialogun mes presidentëve po e shikojnë edhe analistët politikë për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar deri më sot. Ata thonë se ka ardhur koha që këtë dialog ta udhëheqë një grup ekspertësh, transmeton zeri.info.


Për riformatimin e këtij dialogu dakord është qeveria “Haradinaj”. Madje Qeveria kërkon edhe garanci nga Bashkimi Evropian për marrëveshjet e arritura.

“Kryeministri Haradinaj ka thënë se dialogu me Serbinë është i paalternativë dhe ai duhet të afatizohet në kohë dhe të riformatohet. Fillimisht duhet të përmbushen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe në mënyrë të pashmangshme të riformatohet për ta dhënë rezultatin përfundimtar”, ka thënë Arbër Vllahiu, zëdhënës i Qeverisë, transmeton zeri.info.

Më tej Vllahiu ka bërë të ditur se kryeministri Haradinaj ka deklaruar gjithashtu se do të hapet një dialog i brendshëm me qëllim që të kuptohet mirë edhe qëndrimi i qytetarëve dhe që të mos ketë shpërputhje me udhëheqësit.

“Dialogu me Serbinë nuk mund të zgjasë pafundësisht, duhet të përfundojë me rezultat konkret dhe ai duhet të strukturohet dhe t’i trajtojë temat thelbësore për qytetarët e t’i zgjidhë ato. Dhe së fundi, BE-ja nga lehtësuesi duhet të kalojë në garantues të marrëveshjeve ndërmjet palëve për të siguruar sukses”, ka thënë Vllahiu. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori