Opozita në Kosovë po i vazhdon konsultimet në kuadër të përpjekjeve për të siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për ngritjen e mocionit të mosbesimit në Kuvend ndaj Qeverisë së Kosovës.
Partitë opozitare, vazhdojnë të kontestojnë legjitimitetin e Qeverisë aktuale të Kosovës, por zyrtarisht nuk kanë ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit, ngase u mungojnë votat e nevojshme për ta rrëzuar ‘Qeverinë Haradinaj’.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas zhvillimeve të fundit politike, e vetmja mundësi për të ndryshuar gjendjen në vend është rrëzimi i qeverisë aktuale me anë të mocionit të mosbesimit.
“Mocioni i votëbesimit është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza. Sot kam pasur takime me kryetarin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes edhe me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. U kam qartësuar atyre që grupi ynë parlamentar do të takojë formalisht këto dy grupe të tjera parlamentare për të bërë gati mocionin e votëbesimit sa më parë”, tha Hoti.
Ai tha se kriza politike në vend është thelluar edhe me shumë javët e fundit.
Hoti ka përmendur ndërhyrjet politike, siç i ka quajtur ai, në sistemin e drejtësisë nga ana e Qeverisë së Kosovës si dhe rasti tjetër, sipas tij, ai i presidentit Hashim Thaçi i cili po shprehë gatishmëri për të negociuar me Serbinë çështjen e kufirit të Kosovës.
Sipas Hotit, këto çështje e bëjnë urgjente mocionin dhe formimin e institucioneve te reja legjitime që mund të flasin në emër të qytetareve.
“Për momentin, tri grupet parlamentare opozitare i kanë 58 vota. Duhen edhe 3 vota shtesë për të ta kaluar mocioni i votëbesimit. Ne do të provojmë të dakordohemi edhe me grupe tjera parlamentare duke parë që edhe ata që nuk mund të funksionojnë në këtë mënyrë. Një gjë është e qartë që Kuvendi i Kosovës, institucionet nuk mund të funksionojnë normalisht sepse nuk ka shumicë parlamentare”, tha Hoti.
Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht roli i opozitës nuk është i mjaftueshëm numerikisht për ta kërkuar një mocion mosbesimi.
“Numrat e opozitës tash për tash nuk janë të mjaftueshëm për ta kërkuar mocionin ndaj qeverisë dhe kjo është e kuptueshme, sepse nuk i kemi numrat e mjaftueshëm. Procedura e dini se si është, duhet t’i kemi 61, të cilët votojnë për rrëzimin që të kërkojmë një gjë të tillë dhe ne nuk i kemi ata numra. I thërras deputetët e shumicës që për një moment të jenë të vetëdijshëm që ata para se gjithash i takojnë Kosovës e pastaj partive politike. E në ketë rast do të duhej që rolin e tyre ta fusnin në shërbim të Kosovës para se tu shërbejnë partive të veta”, tha Selimi.
Selimi thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të qytetarëve dhe interesave të vendit do të duhej të ishin në nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të reflektonin në ketë situatë në të cilën është futur Kosova.
Ai tha se pikërisht ata deputetë të atyre partive politike që kanë votuar qeverinë aktuale dhe presidentin, do të duhej të reflektonin sa më parë për të ndryshuar gjendjen.
“Pra, opozita mund të mblidhet bashkë, mund të flasim bashkë, mund të thërrasim edhe seancë bashkë, por ajo çka duhet të ndodh është që ta ndalim trendin e gabuar e numrat për ketë ende opozita nuk i ka”.
“Kosova është në situatë të jashtëzakonshme. Kosova është në rrezik madje kësaj radhe nuk është vetëm në rrezik nga Serbia dhe ndërmarrjet e saj është në rrezik edhe nga qasja e krerëve institucional të Republikës së Kosovës”, tha Selimi.
Koalicioni aktual qeverisës vazhdon të ballafaqohet me faktin e humbjes së shumicës në Kuvend, pasi Lista Serbe ka kaluar tashmë në opozitë.
Bazuar në gjendjen aktuale, Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës