Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, ka kohë që e kanë ashpërsuar dukshëm fjalorin politik dhe retorikën karshi koalicionit qeverisës. Por, njëkohësisht, të tri partitë opozitare, sipas njohësve të zhvillimeve politike, nuk po arrijnë që të dalin përtej kritikës me opsione reale dhe ide që do të ndikonin në vendimmarrje në Kuvend.
Përveç gjuhës së ashpër politike dhe interpelancave të shpeshta, opozita, ende po shihet e pakonsoliduar që ta sfidojë me çfarëdo nisme Qeverinë.
Analisti Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se partitë opozitare në Kuvend nuk kanë koordinim dhe nuk po arrijnë që të bashkëpunojnë dhe ta bëjnë një opozitë të fortë.
“Nuk mjafton vetëm që të qëndrosh në opozitë, të thuash se unë jam partia më e madhe opozitare, se në ‘x’ sondazhe kam dalë kaq e kaq për qind, ndërkohë që politikisht nuk ndërmerr veprime të cilat do të mund të çonin, qoftë në përmirësimin e jetës së njerëzve, qoftë në përmirësimin e qeverisjes”, thotë Mushkolaj.
“Janë parti që mbajnë inate, sidomos LDK-ja, të cilës duket se nuk i ka kaluar inati i kohës kur Lëvizja Vetëvendosje, në fakt kishte një qasje shumë të ashpër karshi qeverisjes së kryeministrit (Isa) Mustafa”, thekson Mushkolaj.
Ai tha po ashtu thotë se partitë opozitare janë pa iniciativë, dhe siç thotë ai, është e papranueshme që me numër aq të madh të deputetëve, me një fuqi aq të madhe politike, të mos marrin veprime të domosdoshme të cilat do të duhej në fakt të ndërmerreshin që prej fillimit të punës së kësaj Qeverie.
“Nuk mjafton që ‘opozitarizmin’, qoftë LDK-ja, qoftë Vetëvendosje ta bëjnë nëpër konferenca shtypi, siç po ndodh rëndom. Opozitarizmi bëhet në Kuvend, bëhet me propozime konkrete, bëhet me veprime konkrete, dhe jo vetëm duke vlerësuar se Qeveria nuk po bën punë të mirë, respektivisht qeverisja nuk është e mirë.
Kjo është punë e analistëve politikë, është punë e organizatave të shoqërisë civile, nuk është punë e partive opozitare të cilat kam përshtypjen se po sillen sikur të jenë OJQ, sikur të merren me analiza politike, e jo si subjekte të përgjegjshme politike opozitare”, tha Mushkolaj.
Ndërkaq, Valmir Ismaili analist nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, tha për Radion Evropa e Lirë se mungesa e koordinimit mes partive politike opozitare ka rezultuar me joefikasitet, si në Kuvend, po ashtu edhe jashtë tij.
Ai thotë se partitë opozitare nuk janë të koordinuara që ta mbajnë Qeverinë përgjegjëse për çështje të caktuara.
“Në vend se këta në Kuvendin e Kosovës, së bashku të mbanin nën mbikëqyrje Qeverinë, më shumë bëjnë akuza dhe kundërakuza mes vete. Kemi ndarjen e Vetëvendosje dhe krijimin e Partisë Social Demokrate (PSD), kemi një LDK e cila nuk dëshiron të bashkëpunojë më Vetëvendosjen, e ndoshta nuk ka edhe shumë dëshirë të bashkëpunojë as me PSD-n, dhe në këso rrethana, zëri i partive politike opozitare është shumë i dobët në skenën politike në Kosovë”, tha Ismaili.
Analistët ngrenë edhe një çështje interesante në Kuvendin e Kosovës. Aty, Lista Serbe është pjesë e opozitës. Kurse në Qeveri, merr pjesë dhe është pjesë e pushtetit, pavarësisht se ministrat e këtij subjekti politik janë në dorëheqje.
Andaj, sipas analistëve, situata me Listën Serbe është specifike, ngase ky subjekt politike nuk është as në pushtet e as në opozitë.
“Është në pushtet realisht sepse i merr privilegjet, i marrin pagat, i marrin të gjitha ato që u takojnë sa i përket pushtetit, por në anën tjetër janë edhe kushtimisht thënë në opozitë për shkak se thjeshtë nuk janë larguar zyrtarisht nga qeverisja”, thotë Mushkolaj.
Opozitën në Kuvendin e Kosovës e përbëjnë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Social Demokrate.
Po ashtu, pjesë e opozitës në Kuvend mund të cilësohet edhe Lista Serbe.
Nga i gjithë ky grupim, del se opozita e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës, por jouniteti i saj ka ndikuar që fuqia e opozitës në Kuvend, të jetë e barabartë apo edhe më e dobët, karshi fuqisë politike që kanë partitë e koalicionit qeverisës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos