LAJMI I FUNDIT:

“Opozita dhe Lista Serbe nuk kanë votuar”, Gashi i reagon Konjufcës

“Opozita dhe Lista Serbe nuk kanë votuar”, Gashi i reagon Konjufcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të votimit për raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për 2020, deklaroi se në votim nuk morën pjesë opozita dhe Lista Serbe.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se ky konstatim i Konjufcës është i pasaktë dhe jashtë standardit të konstatimit të rezultatit të votimit.

Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje nuk është votuar raporti vjetor i ZRRE-së, për çka kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se në votim në morën pjesë opozita dhe Lista Serbe.


“Opozita dhe Lista Serbe nuk kanë votuar. Pra, nuk kemi kuorum”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se konstatimi standard pas çdo votimi bëhet se sa deputetë kanë votuar për, sa kundër, sa abstenime dhe sa nuk morën pjesë në votim.

“Nëse ju i referoheni një gjeneralizimi të tillë opozita votojë kundër dhe Lista Serbe votojë kundër, atëherë do të duhej të ishte një gjeneralizim tjetër më i saktë, partitë opozitare votuan kundër dhe partneri i koalicionit Lista Serbe, pra partneri juaj në qeverisje nuk mori pjesë në votim. Është e paarsyeshme ky lloj gjeneralizimi, ju do të duhej për hir të korrektësisë të konstatimit të votimit të konstatoni sa deputetë morën pjesë në votim, sa votuan për, sa kundër, sa abstenuan dhe nëse doni të konstatoni edhe sa nuk morën pjesë në votim meqenëse nuk pat kuorum. Ky gjeneralizim mu duk tendencioz dhe i pasaktë, besoj që ju ka ikur se nuk do të duhej të ishte si i tillë”, tha ai.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se këtë e ka bërë për ta sqaruar arsyen pse nuk kishte kuorum sot në seancën plenare të Kuvendin e Kosovës.

“Unë thjesht e bëra për t’ia sqaruar qytetarëve të Kosovës pse nuk ka kuorum Kuvendi i Kosovës. Mendoj që atyre ju intereson edhe është edhe përgjegjësi e imja. Unë nuk jam vetëm person teknik, kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk është vetëm administrator teknik i seancave të Kuvendit, e ka një përgjegjësi mendoj unë ndaj qytetarëve të Kosovës. Kisha mundur me i bë edhe mos me thënë opozita po me thënë PDK, LDK, AAK, po mendoj që në asnjë mënyrë Gashi nuk kam dashur të paragjykoj për motivet e juaja pse nuk po votoni, do të thotë ajo ju përket partive politike, kurrfarë paragjykimi mbi motivet e juaja as kurrgjë nuk kam dashur të provokoj në atë drejtim”, tha Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori