Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish javën e ardhshme. Të enjten më 24 qershor do të jetë seanca e rregullt plenare, ndërsa mund të ketë seancë solemne më 22 qershor (e martë), ku ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio me rastin e vizitës në Kosovë, pritet t’i drejtohet legjislativit. Në seancën e së enjtes të zgjedhurit e popullit, pritet të vendosin për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Kjo pikë u përcoll me tensione dhe akuza ndërmjet pozitës dhe opozitës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit. Derisa paritë opozitare e akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për kapje të institucioneve, këta të fundit thanë se opozita nuk po mundet ta pranojë realitetin e ri në Kosovë.
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se vendosja në rend të ditës pika për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHCK është në përputhje me gjitha dispozitat ligjore, por opozita sipas saj e ka bërë “trend” të akuzojë kinse po dëshirojnë të kapin institucionet.
“Është bërë si duket dhe po vazhdon edhe një kohë, nuk e di sa do të zgjasë praktika e opozitës që për secilin vendim që kalon në legjitimet të plotë dhe përputhje me ligjin të akuzohemi dhe etiketohemi se kinse po kapin institucionet. Derisa çdo gjë është në përputhje edhe me përfaqësimin demokratik dhe me normat dhe rregulloren e Kuvendit. Unë nuk mund tjetër të komentoj në aludimet e tyre, përveç faktit se nuk po munden të pranojnë realitetin e ri në Kosovë”, tha ajo.
Derisa bëri të ditura vendimet e Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se veprimet e mazhorancës për shkarkimet e bordeve të institucioneve të pavarura janë të dëmshme për sistemin kushtetues të Kosovës.
“Kryesia vendosi që të ketë mbledhje ditën e enjte, dhe mund të ketë edhe një seancë tjetër ditën e martë për ta mirëpritur ministrin e jashtëm të Italisë… Po bëhet veprime që janë të dëmshme për sistemin kushtetues të Kosovës, janë veprime të radhës dhe mendoj që këta po vazhdojnë më këtë politikën e kapjes krejt dhe drejtë. Është e gabueshme, po ndërtohet një mekanizëm i gabuar dhe precedentë të rrezikshëm”, tha ai.
Lidhur me këtë, i shqetësuar u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“AAK është e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimeve të institucioneve të pavarura. Në këtë kuptim kërkesa ime në kryesi dhe kuvend është që çfarëdo shkarkimi ose penalizmi që i bëhet një bordi të caktuar të jetë mbi bazën e një vlerësimi të performancës dhe një vlerësimi që buron nga shkeljet potenciale dhe jo mbi baza politike”, shtoi ai.
Shefi i deputetëve të LDK-së e konsideroi për keqardhje edhe ndarjen e anëtarëve për komisionin parlamentar për MSA-në.
“Është problemi në përfaqësimin në delegacionin e marrëveshjes së MSA dhe ka një tensionim të situatës që mendoj që është për keqardhje tendenca e LVV-së për prishjen e balancave që janë ndërtuar për vite me radhë në Kosovë sa i përket këtij përfaqësimi”, tha ai.
Akuzat e tilla i vlerësoi si të pavërteta u.d. e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Absolutisht e pavërtetë ne nga administrata e Kuvendit muaj më parë kemi marrë formulën për ndarjen dhe delegimin e emrave në grupin parlamentar për MSA. E njëjta formulë përdoren edhe për përbërjen e komisioneve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Në përputhje me kërkesën ne i kemi përcjellë emrat dhe përfaqësimin e GP-së. Pastaj pas një periudhe kohore ka ardh kërkesa nga PDK e cila nuk pajtohet që numri i deputetëve të kësaj partie të jetë i barabartë me të LDK-së…sot u kërcënuam se në rast se nuk ndryshon kjo përbërje PDK nuk do të merr pjesë në grupin parlamentar për MSA”, tha ajo./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025